Futboll Seria A Sport

SË SHPEJTI ME NJË DOKUMENTAR PËR JETËN E TIJ/ Ish-lojtari i Interit thur elozhe: Mourinho është i madh, por më pëlqen…

I njohur ne nofkën “Perandori”, Adriano Leite Ribeiro shkurt Adriano, ka konfirmuar për “fcInterNews” se shumë shpejt do të vijë një dokumentar për jetën e ti.

“Së shpejti do të publikohet një dokumentar rreth jetës sime dhe një film fantastiko-shkencor që më tregon mua. Nuk është zgjedhur akoma aktori që do të më interpretojë. Drejtuesit dhe stafi i filmit do të vijnë shumë shpejt në Itali dhe do të flasin me personin që unë i kam rrëfyer jetën time në Itali”, zbuloi braziliani.

Kujtimet e Inter-Roma: “Kam shumë kujtime. Shënova dy gola në finalen e Kupës së Italisë, por gjeta rrjetën edhe në kampionat. I dua tifozët zikaltër dhe unë gjithmonë kam pasur respekt për tifozët e Romës”.

Rikthimi i Mourinhos – Jose është një trajner i madh. Por, duhet të theksoj se më pëlqen Luciano Spalletti gjithashtu. Vendimi i takon klubit”.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një asist nga Ibrahimovic, mesfushori Claesson ndëshkon Gjeorgjinë (VIDEO)

Delo.autor

SUPER SKUADËR/ LIVERPOOLI dyfishon rezultatin kundër Leisterit (VIDEO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Mbrojtësi ndëshkohet në “shtëpi”, Musta: Të verdhë edhe nga televizori (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment