Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Interi piketon dy gjigantët e sulmit për…

Interi ia doli të mbante larg ndjekësit, falë pikës së çmuar marrë ndaj Romës, ndaj tashmë drejtuesit zikaltër po shohin nga sezoni i ardhshëm, edhe pse nuk ka mbaruar asgjë dhe duhen ende pikë për të siguruar vendin e tretë.

Me apo pa Luciano Spallettin në stol, Interi duhet të vendosë një herë e mirë për repartin e sulmit. Lautaro Martinez ka bindur sa herë ka luajtur, është e ardhmja e sulmit zikaltër, por dilema e madhe është Mauro Icardi.

ICARDI – Në ndërtimin e Interit të Spallettit, apo edhe Antonio Contes nëse vjen ndryshimi i bujshëm në verë, lojtar kyç është sulmuesi qendror, i aftë të shënojë shumë, por edhe të ndihmojë skuadrën. Me 123 gola në 214 ndeshje, Icardi duket i paprekshëm, por sezoni aktual ka qenë i zi për të dhe Interin, ndërsa Wanda Nara ka bërë gjithçka për të shtuar tensionin. Në verë priten oferta, nëse ndonjë prej tyre kënaq Interin, divorci kënaq të gjithë.

LAUTARO – Nga kriza Inter-Icardi ka përfituar më së miri Lautaro Martinez, 6 gola dhe prani me peshë në 22 ndeshjet ku ka luajtur, jo gjithnjë titullar. Cilësitë teknike dhe sjellja e tij kanë bërë për vete të gjithë, por Lautaro nuk jep më të mirën e vet kur luan si sulmues i vetëm dhe Interi po mendon të gjejë një futbollist që ta kompletojë në sulm.

DY ALTERNATIVA – Edon Dzeko nuk është më adoleshent, sepse është 33 vjeç, por ka shënuar 86 gola në 174 gola te Roma dhe të shtunën tregoi sërish sa vlen.

Kontrata e boshnjakut skadon në 2020 dhe paga 4.5 milionë euro i rëndon shumë Romës, që kërkon rreth 15 milionë euro për ta shitur sulmuesin.

Ndërkaq, Interin e josh më shumë ideja Romelu Lukaku, autor i 42 golave në 94 ndeshje me Manchester United. Klubi anglez po mendon spastrim total dhe Interi kërkon të përfitojë, por konkurrenca për belgun është e madhe dhe çmimi goxha i lartë.

Related posts

SHPJEGON MOMENTIN E VËSHTIRË TË GRIEZMANN TEK BARCELONA/ Matuidi: Messi duket pak figurë e rëndë, por…

Delo.autor

MBI DUELIN FURY-WILDER/ Mike Tyson: Do të kujtohet një nga sfidat më të bukura në histori

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR REAL MADRID PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Legjenda Lineker: Skuadra më e keqe që kam parë ndonjëherë

Delo.autor

Leave a Comment