Futboll

YLLI MURIEL REFUZON OFERTËN/ “Kuqezinjtë” kthejnë sytë nga sulmuesi i Southamptonit…

Milani po kërkon me ngulm një sulmues për pjesën e dytë të sezonit, por nuk do ta ketë të lehtë, sepse nuk shpenzon dot shifra të mëdha, për shkak të Fair Play financiar.

Synimi i klubit kuqezi është përforcimi me një sulmues në huazim, për të vendosur në verë nëse ia vlen investimi për ta blerë. Natyrisht, një kusht i tillë krijon probleme, sepse pak klube pranojnë të japin lojtarë “në provë”, aq më shumë kur bëhet për lojtarë niveli.

Ditët e fundit Milani tentoi të merrte në huazim sulmuesin Luis Muriel nga Sevilla, me klubin spanjoll që dha OK për 500 mijë euro huazim dhe 13 milionë euro të drejtë blerjeje, por ishte vetë sulmuesi kolumbian ai që refuzoi, për shkak se i ka dhënë fjalën Fiorentinës, atje ku i garantojnë më shumë minuta se në Milano.

GABBIADINI – Drejtuesit e Milanit janë detyruar të heqin dorë nga Muriel dhe sipas Gazzetta dello Sport në shënjestër ka përfunduar sulmuesi italian Manolo Gabbiadini. Ky i fundit luan prej dy vitesh në Premier Ligë, te Southampton, por këtë sezon ka luajtur pak dhe ka shënuar shumë pak.

Southampton e lëshon për 15 milionë euro, Milani e do në huazim, për të parë a ia vlen të investojë në verë. Gabbiadini mund të luajë si sulmues i dytë, apo si anësor ofensiv, por edhe si sulmues qendror, duke përmbushur kërkesat e Gattusos.

Related posts

“ENDE NUK E KEMI VENDOSUR TË ARDHMEN PËR ICARDIN”/ Wanda Nara: Do vdisja pa…

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH/ Derbi ekstrem, ja sa bileta janë shitur për Partizani-Tirana

Isa.Autor

“MË KE PREKUR NË TELA SI ASNJË”/ Lorik Cana publikon FOTON me vajzën e tij dhe i bën dedikimin e ëmbël

Delo.autor

Leave a Comment