Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventusi bën gati ‘GODITJEN’ e madhe të verës, ja përforcimi i radhës

Pas Ramsejt, Juventusi është hedhur në sulm për të siguruar një ose më shumë mesfushorë për sezonin tjetër.

Ditën e djeshme “SportBild”, raportoi se bardhezinjtë kanë gjetur një akord me Julian Brand të Leverkuzenit, por tashmë në fokusin e juventinëve është dhe një tjetër emër, ai i Adrien Rabiot.

Mesfushori francez do të mbetet i lirë në fund të sezonit nga PSG-ja dhe Juventusi është gati t’i ofrojë lojtarit një kontratë me të paktën 10 milionë euro përfitime në vit.

Sipas “La Reppublica”, lojtari dhe e ëma e tij që është agjentia e tij, janë irrituar me Barcelonën, kështu që nuk do të ishte e keqe mundësia për t’u transferuar te Juventusi duke u njohur me kampionatin italian. Paratici është gati të përfitojë nga ky ngërç mes palëve dhe të sigurojë shërbimet e francezit.

Related posts

Ndeshja e bamirësisë/ Një legjendë e futbollit shqiptar dhe një ish-yll gjerman në një ekip së bashku

Q.Autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ “Shkodranët” nuk dorëzohen për titullin, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Rush: Salah, më i mirë se Messi dhe Cristiano. Nuk befasohem nëse dikush ofron 225 mln euro

Q.Autor

Leave a Comment