Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Rakitic i ka thënë “Po” transferimit tek klubi italian…

Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij sipas të gjitha informacioneve do të jetë në Serie A.

Prej kohësh raportohet se Inter është vënë pas kroatit, mirëpo sot, “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Rakitic i ka thënë “Po” transferimit tek Juventus, rivalët e përbetuar të zikaltërve.

Sipas informacioneve të dala nga gazeta italiane, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e “Zonjës së Vjetër” dhe Barcelona po ashtu është e gatshme të mbyllë marrëveshjen, duke qenë se kanë nevojë ëpr financa të reja dhe në të njëjtin rol kanë afruar Frenkie de Jong.

Gjithsesi deri në këto momente ende nuk kanë dalë shifra konkrete për të cilat bëhet fjalë të mbyllet ky operacion.

Related posts

NIS ME FITORE SEZONIN PREMIER/ “Qytetarët” triumfojnë me manita ndaj West Ham (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Formacioni më i shtrenjtë në botë. Ku janë Messi dhe Ronaldo?!

Q.Autor

PAS DËMTIMIT/ Sadiku: Refuzova Spanjën dhe Turqinë për Luganon për një arsye të vetme

Delo.autor

Leave a Comment