Futboll Seria A Sport

SHERRI ME LEONARDON PAS NDESHJES/ Ja sa rrezokn arbitri i Juventus-Milan

Menjëherë pas ndeshjes Juventus-Milan, drejtuesi kuqezi, Leonardo, që u duk tejet i mërzitur dhe i zhgënjyer në linjë direkte me “Sky”, ka qenë protagonist edhe i një sherri me arbitrin kryesor të takimit, Fabbri.

Ky i fundit është larguar pa dashur të konfrontohet  me drejtuesit kuqezi, por braziliani Leonardo ka kërkuar shpjegime për atë prekje me dorë të Alex Sandros dhe sidomos për episodin në fund kur Mandzukic ka goditur me shqelm Romagnolin në tokë, ku me VAR mund të jepej edhe penallti pasi topi ishte ende në lojë…

Fabbri nuk ka dashur të diskutojë, por sipas medieve italiane, Leonardo ka këmbëngulur duke e quajtur “jo në lartësi” gjykimin e tij dhe se nuk ka dëgjuar as këshillat e VAR, ku ndodheshin kolegët e tij.

Sakaq, Rizzoli, shefi i arbitrave në Itali, do të zhvillojë ditën e hënë një mbledhje me të gjithë trajnerët dhe do të shpjegojë rregullat, por është e pashmangshme të takohet me Gattuson. Rizzoli ka pranuar gabimin e gjyqtarit Fabbri, teksa në këtë rast mund të vijë edhe një pezullim që do të prekte 1 muaj pa arbitruar, pra në total diçka te 4-5 ndeshje.

Related posts

STATISTIKAT/ SUAREZ është kampion i PASIMIT, përfituesi më i madh rezulton MESSI

Isa.Autor

PËSON INFARKT…/ Ky është momenti kur trajneri ndjehet keq në pankinë

F.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Liverpool ndalet nga Leeds në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment