Champions League Futboll Sport

8 LARGIME DHE 5 BLERJE TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ja projekti i Solskjaer për sezonin e ardhshëm

Manchester United i dha fund ecurisë në Champions League, duke u dorëzuar ndaj një rivali si Barcelona, që e mundi në të dyja ndeshjet çerekfinale.

Sezoni po shkon drejt fundit, por Ole Gunnar Solskjaer po përpiqet që me të gjitha mënyrat ta çojë skuadrën në zonën Champions për sezonin e ardhshëm dhe pse konkurrenca është tepër e fortë.

Ndërkohë burime të rrjetit mediatik “ESPN” ka zbuluar se trajneri norvegjez i ka idetë e qarta për lojtarët që do të largohen dhe ato që ai dëshiron të blihen në merkaton e verës.

I pari që do të largohet është Antonio Valencia, kapitenit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Po ashtu, Ander Herrera ka vendosur të largohet për të vijuar tek PSG. Juan Mata është në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka rinovuar.

Ndërkohë që në pezull është edhe e ardhmja e Matteo Darmian, Marcos Rojo, Eric Bailly, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, që nuk pëlqehen nga trajneri Solskjaer. Ndësra Paul Pogba nuk do të shitet sipas informacioneve të “ESPN”, edhe pse për të ka interes të fortë nga Real Madridi.

Solskjaer ka krijuar një listë me lojtarë që dëshiron të ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm. Në krye të dëshirave janë dy qendërmbrojtës, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Raphael Varane i Real Madridit.

Në mesfushë dëshiron të marrë shërbimet e Saul Niguez nga Atletico Madrid. Shtoi këtu edhe Declan Rice dhe Aaron Wan-Bissaka që janë në Premier League. Në fund është gjithmonë emri i Jadon Sancho, për të cilin ka kohë që përflitet për një ofertë të majme nga United, por ende nuk ka shkuar asgjë zyrtare në tavolinën e Borussia Dortmund.

Related posts

Fabregas: Do të përpiqem ta bëj Messin të ndihet parehatshëm

Q.Autor

“VOJVODËN E KËRKONTE ATALANTA”/ Agjenti Aliaj: Ja lojtari i Shpresave që ka kualitetet e duhura për tu aktivizuar në Serie A

Delo.autor

Nuk është Higuain/ Milan kërkon një tjetër lojtar për ta shkëmbyer me Bonuccin

Isa.Autor

Leave a Comment