Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Shans i artë për Ervin Skelën, klubi gjerman i ofron pankinën e ekipit të parë

Ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela, mund të jetë trajneri i ri i skuadrës gjermane, Hesen Draish që militon në ligën e katërt. Lajmi bëhet i ditur nga “op-online.de”, teksa zbulohet se vlonjati është i preferuara i drejtuesve për të marrë drejtimin e skuadrës, që momentalisht gjendet në pozita tepër të vështira dhe rrezikon rënien nga kategoria.

Skela është aktualisht trajneri i ekipit U17 të këtij klubi, i cili është filial i akademisë së Eintraht Frankfurtit dhe me shumë gjasa këtë fundjavë do të jetë ai që do të drejtojë skuadrën në përballjen ndaj Mainz 2.

Trajneri i mëparshëm dha dorëheqjen ditën e hënë, pas humbjes të thellë 5-0 në kampionat, teksa klubi është duke kërkuar një trajner të ri deri në fund të sezonit. Një mundësi e artë për ish-fantazistin e Kombëtares, për të treguar vlerat si trajner në ligën e katërt gjermane, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Reali nxjerr në shitje James Rodriguez, kartoni është okazion!

Delo.autor

E thotë një brazilian, te Barcelona: Leo Messi nuk është nga kjo botë

Isa.Autor

Garda e vjetër pa kontrata, Skënderbeu duhet të lëvizë

Sadik.Autor

Leave a Comment