Të tjera

MCGREGOR POSTIM RACIST PËR KHABIB/ E fshin menjëherë pas reagimit të fansave

Përplasja dhe polemikat në rrjetet sociale mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov kanë njohur një tjetër zhvillim, madje ato kanë kaluar në një nivel tjetër. Irlandezi ka luajtur pisët, kur ka postuar një foto në “Twitter” në lidhje me bashkëshorten e rivalit të tij rus. Më pas ky postim u fshi, pas akuzave për racizëm dhe islamofobi.

Duket se inatet mes dy sportistëve nuk janë shuar ende edhe pas incidentit që ata patën pas duelit mes tyre në eventin UFC-229. Në atë duel, Khabib fitoi me “submission” ndaj McGregor, duke mbrojtur titullin e peshës së lehtë.

Postimi i McGregor, me pas i fshire

Pas deklaratës së irlandezit për t’u tërhequr nga sporti, polemikat janë shtuar edhe më tej, teksa të dy sportistët kanë qenë aktivë në rrjetet sociale me fyerje e sharje. Deri në nivel personal. McGregor postoi një foto që kishte lidhje me bashkëshorten e rusit, por që e fshiu shumë shpejt pas akuzave për racizëm.

Gruaja jote është një peshqir”, shkruante McGregor, duke postuar foton e bashkëshortes së rusit, e mbuluar me një vello të bardhë, por ku nuk dukej fytyra. Ky postim u hoq shumë shpejt nga vetë irlandezi. Edhe Nurmagomedov është tallur me irlandezin, duke thënë se u tërhoq pasi nuk arriti objektivin e tij për t’u bërë një nga bashkëpronarët e UFC-së.

Shpesh është përfolur se dy sportistët do të zhvillonin revanshin, por deri më tani asgjë konkrete nuk është realizuar. Në fund, irlandezi ka postuar edhe një mesazh dërguar Khabib: “Mos ki frikë nga revanshi t’i mi i shpifur. Si gjithnjë, ti do të bësh atë që do të të urdhërojnë”.

Related posts

RRËFEN MOMENTIN E VËSHTIRË/ Luiza Gega: Si tentuan të na vidhnin në Kenia, Roja i kompleksit na u fut në dhomë

Delo.autor

“LE TË BËJË ÇFARË TË DOJË”/ Khabib: S’më intereson sfida me McGregor, le të shkojë të duelojë…

Delo.autor

E HABITSHME/ TOUR DE FRANCE: Tifozët GODASIN dhe PËSHTYJNË çiklistin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment