Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Zidane largohet nga Real Madridi, pranë transferimit në Francë tek…

Çështja e portierëve te Real Madrid është ende e pazgjidhur. Pas belgut Thibaut Courtois një tjetër portier që pritet të largohet nga skuadra “merengues” në fund të sezonit është Luca Zidane. Ai është djali i trajnerit Zinedine Zidane.

Sipas “Don Balon”, portieri 20-vjeçar Luca Zidane, që me Real Madrid ka luajtur vetëm 2 ndeshje si titullar, pritet të shkojë në Francë. Skuadra e Ligue 2, Clermont, i ka bërë një kërkesë Realit për ta marrë portierin në formë huazimi për një vit. Duke i dhënë mundësi që të luajë si titullar.

Për momentin, Luca Zidane është regjistruar si portieri i tretë i skuadrës “los blancos”, ndaj nuk ka gjasa që të aktivizohet shumë edhe sezonin tjetër. Trajneri Zinedine Zidane pritet të japë “dritën jeshile” që djali i tij të largohet dhe të luajë si titullar në një ekip tjetër.

Related posts

Berlusconi dhe rilindja e Monzës/ Rasti i artë që TALENTI SHQIPTAR priste

Isa.Autor

ATMOSFERË ELEKTRIZUESE NË AUTOBUZIN E MILAN/ Shikoni si festojnë kuqezinjtë pas triumfit ndaj Sasuolos (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja kush vendosi që Icardi të mos grumbullohet me Interin

Delo.autor

Leave a Comment