Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Teuta dhe Kukësi luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, vendasit vijnë pas një humbje javën e kaluar ndaj Slënderbeut, dhe për të mos humbur më shumë terren ndaj kreut, kërkojnë një paraqitje që do u sigurojë pikë.

Nga ana tjetër, ekipi i Shpëtim Duros, mundi Tiranën javën e Kaluar, dhe kërkon me patjetër për të vijuar me fitoret, edhe pse transferta durrsake është mjaft e vështirë.

 

LIVE | Teuta-Kukësi 0-0

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Kukësi 0-0

45′ Asnjë minut shtesë.

36’ Maliqi kroson për Shkurtajn, por nuk arrin vlonjati të godasë portën e Frashërit.

33’ Rast mjaft i mirë për vendasit. Nga harkimi në goditje dënimi, topi shkon te Hoxha. Mbrojtësi zgjatet, por nuk e shtyn dot drejt portës së Xhikës, me këtë të fundit që del dhe kontrollon sferën.

32’ Provon Kitanovski drejt kuadratit të durrsakëve, por goditja e mbrojtësit prek vetëm rrjetën e jashtme.

30’ Rroca provon një goditje nga jashtë zone me të djathtën, por shumë e lehtë për Frashërin.

27’ Dy faulle të vendasve ndaj kuksianëve, në mesfushë. Lojtarët e Shkëmbit të nervozuar me gjyqtarin Jorgji, për këto faulle të shpeshta.

22’ Çyrbja provon direkt nga goditja e dënimit, por Xhika devijon në goditje këndi.

21’ Karton i verdhë për Maliqin te Kukësi, që shkakton një faull ndaj Avdylit pranë zonës.

21’ Vila kërcënon sërish portën e Kukësit, me kokë tani, Xhika në pozicion.

18’ Khalid merr një top në mesfushë, afrohet me zonën e Kukësit, godet, por devijohet topi. Në vijimin e aksionit, topin e merr Emiliano Vila që futet nga e djathta, godet por Xhika në pozicion pret.

13’ Kartoni i parë i verdhë. Kuros ndëshkohet tek durrsakët.

12’ Vila i merr një top Kitanovskit, kërkon të pasojë për Khalid, por e vëmendshme mbrojtja mike dhe largon rrezikun.

9’ Avdyli godet nga shumë larg, topi shkon rrezikshëm. Por, mbi kuadratin e Xhikës.

8’ Gashi rrëmben një top nga kuksianët, por i shpejtë është Xhika që del dhe mbyll.

5’ Top i gjatë për Khalid, por Obanor e mbyll.

2’ Shkurtaj provon një goditje, por ndalet nga mbrojtja vendase.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

FORMACIONET

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Avdyli, Shkalla, Gashi, Çyrbja, Vila, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2019-09-28 15-21-00-442

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Musolli, Limaj, Gavazaj, Rrocaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

bandicam 2019-09-28 15-20-43-715

Gjyqtar: Enea Jorgji.

Related posts

ANGLI-DANIMARKË/ Trajneri Southgate: Nuk kemi luajtur kurrë një finale dhe do të jetë një mundësi e artë për…

Delo.autor

ZYRTARE/ FSHF zbulon arbitrin e ndeshjes Flamurtari-Tirana, i beson gjyqtarit me përvojë

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lojtari i Juventus transferohet për 50 milionë euro në Premier tek…

Delo.autor

Leave a Comment