Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI I MILANIT NGA “COPPA ITALIA”/ Leonardo justifikohet: Arbitri duhet të ndërpriste ndeshjen për…

Në një intervistë të fundit për “Gazzetta dello Sport”, Leonardo, drejtori i përgjithshëm i sektorit tekniko-sportiv të Milanit, ka folur edhe për temën e racizmit dhe veçanërisht për atë që ndodhi në ndeshjen e fundit me Lazion në “San Siro”:

“Nuk po flas ngaqë humbëm. Lazio fitoi në fushë dhe e meritoi finalen. Dua të theksoj se kishte të paktën 1000 arsye për ta ndërprerë atë ndeshje. Me rregullat e reja, arbitri nuk duhej të priste korin e dytë apo korin e tretë racist, i mjaftonte i pari për t’i thirrur skuadrat në qendër të fushës, të bënte thirrje për qetësi dhe pastaj, në rast përsëritjeje, ta mbyllte ndeshjen aty. Por nuk u bë asgjë.

Koret raciste i dëgjuan të gjithë. Nëse janë bërë dy thirrje me altoparlant, do të thotë se koret ishin dëgjuar mirë nga të gjithë. Maxoleni vazhdoi, sikur të ishte i vetmi që nuk i dëgjonte.

Një nga drejtuesit tanë sinjalizoi arbitrin e katërt, por nuk të bësh presion për këto gjëra. Rregullorja ia lë gjithçka në dorë arbitrit, është ai që vendos. Ne na kishin dhënë garanci se do të ndërhynin në rast se do të kishte kore raciste.

Nuk ishte një situatë e papritur. Maxoleni e kishte përjetuar një gjë të tillë në ndeshjen Inter-Napoli me Kulibali. Ishim të qetë. Nuk ishim ne që duhej të lëviznim për të kërkuar ndërprerjen e ndeshjes, pasi mund të dukej një alibi për rezultatin.

Duhej të ndërhynte Maxoleni. Mendoj gjithashtu se arbitrat duhet të jenë të mbrojtur nga institucionet dhe të mos lihen vetëm në momente të tilla”, ka thënë mes të tjerash Leonardo.

Related posts

“BULLAFIQI PO VDES DUKE DHJ*RË”/ Vajza e Maradonës “shpërthen” ndaj mjekut të babait: Luque, je një bir ku**e

Delo.autor

ZYRTARE/ Kërkohej nga Milan, talenti i Barcelonës transferohet tek skuadra e Premier League…

Delo.autor

UEFA FLET SHQIP/ Perlat e Asanit çmendin tifozët. Në 5 xhirot e “Euro2024”, Shqipëria merr 3 medalje ari e një argjendi

F.autor

Leave a Comment