Champions League Futboll Sport

ELIMINIMI I UNITEDIT/ Barcelona e ka të lehtë, ia del me Messin dhe Coutinhon

Barcelona ka fituar pa shumë probleme ndaj Manchester United në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Katalanasit kanë mposhtur Djajtë me rezultatin e pastër 3-0 në Camp Nou dhe avancojnë në gjysmëfinale, ku do të ndeshjen me Liverpool ose Porto.

Ndeshja nuk kishte histori dhe mund të quhej e mbyllur që pas 20 minutave të para pasi Messi kishte shënuar dopietën e tij brenda katër minutave.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 24 gola në 32 ndeshje të Champions League ndaj kundërshtarëve anglezë, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion.

Goli i parë ishte i magjishëm, ndërsa i dyti ishte një gafë trashanike e portierit David De Gea.

Pas pushimit, Coutinho ka shënuar golin e tretë nga distanca. Të tre golat e vendasve kanë qenë me goditje nga jashtë zonës, diçka që nuk kishte ndodhur në një ndeshje të Champions League që prej vitit 2017.

Në minutat e mbetura Barça e administroi pa probleme avantazhin duke mos lejuar United të shënonte as golin e nderit në Camp Nou.

Related posts

PAS AFRIMIT TË HIGUAINIT/ Sarri i bën dalje Hazardit: Ai është lojtar individual, nuk mund të…

Delo.autor

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, ish-trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës së…

Delo.autor

“SLARY SPORT” PUBLIKON LSITËN/ Hysaj dhe Bajrami si sheikë, ja sa paguhen lojtarët “kuqezi”…

Delo.autor

Leave a Comment