Futboll Kategoria Superiore Sport

ELIMINIMI NGA KUPA/ Trajneri Gega: Në kampionat jemi të fokusuar 100%, ekipi do të…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli pas eliminimit nga Kupa, ku u shpreh:

“Nuk është mirë të eliminohesh nga Kupa. E filluam keq në Tiranë, e mbaruam këtu. Nuk erdhëm pa dëshirë, u përpoqëm gjatë gjithë kohës. Gjirokastra u qetësua te penalltia. Mungoi forca goditëse, edhe pse ishin shumë sulmues. Nuk janë vrastar. Do jemi të fokusuar te kampionati.

Sa ndikon eliminimi?

Kampionati do të jetë ndryshe nga Kupa. Në kampionat jemi të fokusuar 100%. Jo se këtu nuk jemi. Ndeshja e të shtunës do jetë ndryshe. Ekipi do jetë gati për vazhdimësinë.

Spostimet e lojtarëve…

Trashi është më tepër mesfushor. Është përdorur si mbrojtës me tipare sulmuese. U munduam ta çonim më parë. Nuk funksionoi siç duhet. Lëvizjet e tjera, ato ishin në dispozicion. Nuk u ndërrua fizionomia. Ishte vetëm një spostim i vogël.

4 mesfushor u përdorur në 2 pozicionet e qendrës, si mendoni ta zgjidhni në të ardhme?

Nuk mund ta shohësh të ardhmen e dikujt, në qoftë se nuk e provon. Nganjëherë e bën këtë lloj eksperimenti, bashkohet me rezultatin dhe duket si e suksesshme. Unë shikoj detajet. Lojtarët e tjerë nuk kanë agresivitetin e Telushit dhe Hila.

Reagimi i Asanit gjatë zëvendësimit…

Unë nuk e pash sepse isha me fytyrë nga fusha. Nuk e di me kë e ka pasur. Besoj se e ka pasur me veten. Është lojtarë që ka kontribute. Do fitoren, nganjëherë dëshira dhe mundësia janë pak lartë. Janë gjëra pa zarar. Patjetër që do flas. Ju siguroj që është shëndosh e mirë.

Related posts

SIMEONE I BEFASON TË GJITHË/ Shikoni reagimin epik kur Messi ndëshkoi Atleticon (VIDEO)

Delo.autor

U la jashtë botërorit, vjen reagimi i Moratas

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mbetet me 10 lojtarë, ndërhyrje e frikshme nga Wan-Bissaka (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment