Futboll Premier League Sport

ÇUDITË NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ 10 mijë tifozët e ish-klubit të Premier nderojnë patokun e ngordhur Keith

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur këtë fundjavë në ndeshjen e League One në Angli. Në pushimin e ndeshjes, rreth 10 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin e Uigan për sfidën ndaj Portsmuth, u ngritën në këmbë dhe nderuan me duartrokitje një patok të ngordhur.

Nuk bëhej fjalë për maskotën e klubit, por për patokun me emrin Keith të një prej tifozëve të Uiganit. Ky i fundit kishte shkruar në grupin e Whatsapp të tifozëve vetëm “Keith u nda nga jeta” dhe shokët e tij e kishin ngatërruar me një tifoz me këtë emër i cili po vuante një sëmundje të rëndë.

Tifozi Keith për fat ishte gjallë, ndërsa më vonë u shpjegua keqkuptimi, teksa po organizohej online homazhi. Gjithsesi, tifozët vendosën që të nderonin edhe patokun e gjorë dhe në pushimin e ndeshjes, në ekranin e madh të stadiumit të klubit i cili pak vite më parë ishte në Premier Ligë, u shfaq fotoja e patokut. Të gjithë tifozët u çuan në këmbë dhe me një minutë duartrokitje nderuan patokun, për një nga skenat më të çuditshme të futbollit anglez në këtë fundjavë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia nis merkaton, afron në skuadër mbrojtësin 25-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

HAMILTON i jashtëzakonshëm edhe në Suzuka, Vettel “lanë duart” për TITULLIN

Isa.Autor

PAS SHPALLJES KAMPION NË DERBI/ Olsi Rama: E merituam fitoren plotësisht, kemi treguar se…

Delo.autor

Leave a Comment