Futboll Premier League Sport

EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer synon fitoren e radhës për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester Unitedi e vazhdon të jetë në garë për top katërshe këtë sezon, i duhen tri pikë kundër një skuadre të paparashikueshme si Evertoni, për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u eliminua nga gara më prestigjioze evropiane gjatë mesjavës, dhe përqendrimi i norvegjezit tani kthehet kah Premier Liga.

Unitedi renditet i gjashti për momentin në Premierligë me dy pikë më pak se vendi i katërt, edhe një fitore eventuale do ta rikthente në zonën Champions.

Meqë ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City, Unitedit do t’i duhen të tri pikët kundër skuadrës së Marco Silvas.

Takimi nis në orën 14:30 dhe do të zhvillohet në Goodison Park.

Formacionet zyrtare:

Everton:

Manchester United:  

Related posts

Formacionet zyrtare: Chelsea – Manchester United

Sadik.Autor

NUK DO TAN BESONI/ Lojtari REFUZON ftesën e kampionëve të Botës për shkak se…

Isa.Autor

TENIS/ Surpriza në turneun Masters në Madrid, gjermani Zverev eliminon Rafael Nadal

Delo.autor

Leave a Comment