Futboll Seria A Sport

FLET PËR DY LOJTARËT NË “RADARIN” E JUVENTUSIT/ Dybala thur elozhe: Këta talentet më premtues të…

Paulo Dybala i ka thurur elozhe dy lojtarëve të Serisë A që prej kohësh janë në radarin e merkatos së Juventusit.

Në intervistën e gjatë të dhënë për “Style”, argjentinasi ka folur edhe për diferencat mes futbollit argjentinas dhe atij italian.

“Të kalosh kundërshtarin është gjëja më e bukur për një futbollist pas golit dhe në Amerikën e Jugut provojnë ta bëjnë më shpesh, duke parë se atje lojtarët rriten duke luajtur në rrugë”.

“Në Itali gjërat janë shumë ndryshe dhe, me përjashtim të Zaniolo-s dhe Chiesa-s, nuk ekzistojnë lojtarë me këto karakteristika”, ka thënë ylli i Juventus-it.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua të vija këtu”, ka vazhduar “La Joya”.

“Jam rritur shumë në periudhën e fundit, nuk e konsideroj më veten një djalosh, sepse kam bërë disa eksperienca që më kanë ndihmuar t’i shoh gjërat me një sy tjetër, brenda dhe jashtë fushës”.

© SYRI.net

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Francë në “Allianz Stadium”. Rezultati 2-3

Delo.autor

E PAPRITUR/ BAYERN pranë akordit me “yllin” e ARSENALIT, dështon MILANI

Isa.Autor

“PËRFUNDON FASADA E TRIBUNËS KRYESORE”/ Partizani zbulon ecurinë e punimeve nga stadiumi i ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment