Futboll Ligue 1 Sport

Mbyllet Ligue 1, Lion dhe Monaco në Champions. Marseille në Europa League

U luajtën 90 minutat e fundit në kampionatin francez 2017/2018. Monaco fitoi 3-0 në fushën e Troyes dhe e mbylli Ligue 1 në vendin e dytë. Skuadrës së “Principatës” i mjaftonte një barazim, gjithsesi mori tre pikët në saj të dygolëshit të shënuar nga Rony Lopes, nga një në çdo pjesë loje dhe golit të Jordi Mbolua në minutën e fundit.

Ndërkohë, Lyon fitoi me përmbysje, 3-2 ndaj Nice dhe siguroi vendin e tretë që i jep mundësinë të shkojë direkt në fazën me grupe të Champions League.

Plea kaloi në avantazh Nice, por Lyon përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me tregolëshin e Memphis Depay, i cili e mbylli kampionatin me 19 gola. Golin e dytë për Nice e shënoi sërish Plea, në minutën e fundit.

Marseille fitoi 2-1 ndaj Amiens, por duhet të pajtohet me një vend në Europa League, atje ku sivjet shkoi deri në finale, ku u mposht nga Atletico Madrid me rezultatin 3-0. Skuadra e Rudi Garcia e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Ekipet e tjera franceze që do të shkojnë në Europa League janë Rennes dhe Bordeuax.

Paris SG barazoi pa gola ndaj Caen, në ndeshjen e fundit për Unai Emery me kampionët e Francës. Vendin e tij do ta marrë Tomas Tuchel.

Mes verdikteve të tjera në Ligue 1 u mësua se Tolouse do të luajë “play out” për mbijetesë, teksa Troyes dhe Metz rikthehen në Ligue 2.

Related posts

Roma nuk ndalet në merkato, zyrtarizon edhe mesfushorin Italian

Sadik.Autor

MIRATOHET RREGULLI I RI PËR PORTIERËT/ S’ka më mbajtje topi pa limit në zonë

F.autor

“IBRAHIMOVIC TË MBUSH KOKËN ME…”/ Maldini zbulon paraskenën për blerjen e yllit suedez

Delo.autor

Leave a Comment