Futboll Seria A Sport

FLET PËR ECURINË E MILANIT/ Christian Panucci: Skuadra rritet pak nga pak nëse arrin…

Kristian Panuçi tashmë është i lirë dhe mund të flas hapur. Ish-trajneri i përfaqësues sonë, në një intervistë për “Gazzeta dello Sport” bën autokritikë edhe për veten tij, kur pyetet për sa i përket ecurisë se Milanit të Gatuzos.

“Po bën atë që duhet për të arritur vendin e katërt, megjithëse po rrezikon pak. Skuadra dhe shoqëria rriten pak nga pak nëse arrin Championsin. Skuadrat e mëdha dinë të lënë mënjanë euforinë dhe Gatuzo e di këtë. Them se Milani do t’ia dalë të kualifikohet. Piontek në 30 metrat e fundit është si në shtëpinë e tij, por sulmuesit janë si bursa, kanë ulje dhe ngritje, por ai e ka golin në gjak. Edhe mbrojtja ka qenë solide me Romanjolin, por që të gjesh një tjetër, duhet të shpenzosh shumë. Unë, Gatuzo dhe të gjithë të rinjtë duhet të bëjmë autokritikë, të rritemi, të njihemi me ndryshimet.” është shprehur Panuçi.

Për sa i përket takimit të ditës së sotme mes Juventusit dhe Milanit, Panuçi është i mendimit se kuqezinjtë mund t’i godasin bardhezinjtë me kundërsulme.

Related posts

Deschamps publikon 23 emrat për Rusi 2018, nuk mungojnë surprizat

Sadik.Autor

BAYERN I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Coman, Lewandowski ndëshkon Stuttgart (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea është gati të përfshijë Batshuayin në ofertë për të fituar ‘luftën’ për Pulisic

Q.Autor

Leave a Comment