Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Everton-Arsenal. Rezultati 0-0

Granit Xhaka ka zënë vend në formacionin e parë të Arsenalit për ndeshjen kundër Evertonit, ku Mikel Arteta do të debutojë si trajneri i ri i Topçinjve, përderisa Carlo Ancelotti do ta shikojë skuadrën e tij të re nga tribuna.

Evertoni i drejtuar nga trajneri i përkohshëm Duncan Ferguson do ta presë sot në orën 13:30 skuadrën e Arsenalit, të drejtuar nga trajneri i ri Mikel Arteta, në Goodison Park, në kuadër të javës së 18-të të Premierligës.

Kjo është hera e parë që ish-ndihmëstrajner i Pep Guardiolës në Manchester City, Mikel Arteta, po e drejton skuadrën e Arsenalit në një ndeshje dhe ai ia ka besuar Granit Xhakës një vend në formacionin e parë.

Në anën tjetër, kjo do të jetë ndeshja e fundit për Duncan Ferguson si trajner i përkohshëm i Evertonit, pasi që klubi e ka zyrtarizuar emërimin e Carlo Ancelottit në postin e trajnerit. Italiani do ta ndjekë ndeshjen e sotme nga tribuna.

 

LIVE/ Everton – Arsenal 0-0

 

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

NË PRAG TË FINALES SË KUPËS SË FRANCËS/ Mbappe flet mbi të ardhmen: Nuk kam dëshirë të…

Delo.autor

GUARDIOLA TEK JUVENTUS? Ja reagimi zyrtar nga presidenti i klubit të “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

E PABESUESHME/ Shikoni si lojtari i shpëton zjarrit në hotel duke u varur nga kati i 11-të (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment