Futboll Kategoria Superiore Sport

FLET PËR NGJARJET NË SHKODËR/ Ernest Gjoka thyhen heshtjen: Kam pasur kërcënime deri në…

Futbolli shqiptar nuk është se po kalon momente të mira javët e fundit. Pas goditje së Eldorjan Hamitit në Kamëz, ditët e fundit kanë ndodhur dy incidente të tjera, ato mes presidentëve të Tiranës dhe Laçit, Refik Halili dhe Pashk Laska.

Gjithashtu në Shkodër ka pasur kërcënime drejt stafit drejtues, për aktivizimin e disa lojtarëve.

Për situatën në Shkodër nuk mund të heshtë Ernest Gjoka, i cili e ka përjetuar atë presion. Në një intervistë për “Abc-news”, Gjoka foli jo vetëm për ngjarjet në Shkodër, por edhe dhunën në stadiume.

Ngjarjet në Shkodër? “Pranova me një dashuri të madhe, sepse shkova në një qytet që ka prodhuar gjithmonë jo vetëm futboll, por edhe në art. Pata problem deri në rrezik të jetës sime, për arsye sespe u mundova të jem profesionit dhe për arsye sepse ata njerëz nuk e meritojnë të jenë pjesë ekipit të mos jenë nëpër këmbë dhe të na pengojnë punët. Atë qytet e ka kap pjesa e keqe. Duhet të luftohet më shumë. Kam qenë prezent së bashku me kryetaren e bashkisë dhe presionin që kisha une e kishte dhe ajo”.

Dhuna në stadiume? “ Kur dikush që ka një status në tribunën VIP, ngrihet bërtet, shan, provokon, atëhere çfarë do të bëjnë njerëzit? Ne duhet të kemi një ligj. Ligji duhet të jetë si për tribunën Vip, ashtu dhe për trajnerët dhe lojtarët. Ne që ndjejmë në kurriz këtë presion nuk e keni idenë se sa të vështirë e kemi të punojmë”.

Ndeshjet e Kupës?  “Kam parë dy fytyra të Partizanit. Një fytyrë ndryshe në kampionat dhe një fytyrë ndryshe në ndeshjet e Kupës. Një Partizan që në Kupë është një ekip jo me atë agresivitetin e kampionatit, një ekip që e merr ndeshjen lehtë.

Laçi bëri mirë, por Tirana arriti t’ia merrte në momentet e fundit. Kryendeshja ishte mes Kukësit dhe Teutës. Aty pashë një Kukës me një dëshirë për të kaluar dhe pashë një Teutë që edhe pse ka  shumë cilësi, nuk arriti të bënte asgjë”.

Related posts

Kimmich pranë vazhdimit të kontratës me Bayern (FOTO)

Q.Autor

TRONDIT NDJEKËSIT ME PAMJET E FUNDIT/ Lady Dybala: Ja çfarë ka ndodhur (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT MBAPPE NË DYSHIM/ PSG nis garën kundër kohës, dy skuadra frikësojnë francezët

Delo.autor

Leave a Comment