Futboll La Liga Sport

OPINION NGA RIVALDO/ Barcelona nuk e përmbys dot PSG-në, le të marrë Ramos…

Nuk mendoj se Barcelona do të arrijë ta përmbysë ndeshjen kundër Parisit, madje nuk e di nëse futbollistët realisht besojnë që kjo do të ndodhë. Që Barcelona të shënojë 4 gola në Paris është diçka thuajse e pamundur. Realisht nuk e prisja që diferencat mes dy klubeve të ishin kaq të mëdha në ndeshjen e parë, sidomos edhe me mungesat e Nejmarit dhe Di Marias.

Gjatë kësaj kohe është duke u folur shumë edhe për merkaton dhe dy ekipet përfliten se mund të shkëmbejnë lojtarë si Mbape apo Mesi. Nëse unë do të isha Poçetino do t’i thosha pronarit të PSG-së që më mirë të qëndrojmë kështu siç jemi dhe të mos e marrim Mesin, por në futboll mund të ndodhin shumë gjëra.

Mua më pëlqen shumë Leo, por ta krahasosh me Pelenë është e vështirë. Pele ka qenë 3 herë kampion i botës, ndërsa Mesi nuk ka fituar asgjë me Argjentinën, as Botëror dhe as Kupën e Amerikës. Nëse do të kishte fituar të paktën një Botëror, atëherë sigurisht që mund të kishte pak krahasim, por tani është e pamundur. Le të ndalemi pak te situata e Realit të Madridit dhe fakti që Serxho Ramos nuk e ka rinovuar ende kontratën.

Kjo do të thotë se kapiteni është i lirë për të diskutuar me çdo skuadër, përfshirë këtu edhe Barcelonën. Nëse një lojtar është profesionist nuk ndikohet nga e shkuara. Sigurisht që do të ishte një blerje e madhe për Barcelonën. Nëse transferohet Ramos do të ishte historike, por do të krijonte edhe shumë polemika për shkak të historisë dhe rëndësisë që ai ka pasur në vitet e fundit në klubin e Realit të Madridit. Nuk e di nëse do të ndodhë, por po ndodhi do të ishte diçka e jashtëzakonshme…

Related posts

“AI KA QENË GJITHMONË NË HIJE TEK REALI”/ Berbatov: Është i mrekullueshëm, por s’do ta fitojë dot “Topin e Artë”

Delo.autor

FITORJA NDAJ SPORTING/ Panik gjatë fluturimit të Manchester City-t, era e fortë dërgon ekipin e Guardiolës në…

Delo.autor

Milani dyfishon rezultatin, Cutrone shënon gol ndaj Veronës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment