Futboll Seria A Sport

Me Rino Gattuson në stol, ky Milan është transformuar totalisht!

Rino Gattuso është shfaqur shumë i kënaqur në intervistën, pas ndeshjes kundër Napolit të përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0: “Ne jemi të lumtur. E dinim se do ishte ndeshje e vështirë, por ekipi reagoi në mënyrë pozitive. Jemi në rrugën e duhur, kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për realizimin e objektivave në ato pak ndeshje që kanë mbetur.

Jam i lumtur për mënyrën se si e interpretuam ndeshjen. Në fushë mund të ndodhte gjithçka dhe mund të fitonim ashtu si edhe mund të humbisnim ndeshjen, – tha trajneri i Milanit, i cili theksoi më tej në mënyrë të veçantë mënyrën se si luajti ekipi i tij, duke dhënë prova se mund të ballafaqohet si e barabartë me çdo lloj kundërshtari.

Një gjë e tillë, në të kaluarën, para ardhjes së Ringo-s nuk kishte ndodhur. Në kohën kur ekipi drejtohej nga Montella, në fakt, Milani i ka humbur të gjitha ndeshjet e para kundër pesë kryesuesve në renditje, që janë Juventus, Napoli, Roma, Lazio Inter, dhe gjithmonë të krijonte përshtypjen se nuk ishte në gjendje të luante si e barabartë. Me Gattuso-n në stol, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar dhe bilanci në fazën e dytë kundër ekipeve kryesuese është mjaft pozitiv: Fitore kundër Lazio-s dhe Romë-s, barazim kundër Interit dhe Napolit, dhe vetëm një humbje kundër Juventusit.

Edhe Gattuso në intervistën pas ndeshjes, ka dashur të theksojë pikërisht faktin që Milan mund të ballafaqohet si e barabartë me çdo lloj kundërshtari, duke përfshirë edhe kryesuesit: “Ne nuk mund të krahasohemi me Juventusin dhe Napolin, por ne kemi treguar se nuk kemi frikë askënd. Rruga është e duhura”. Natyrisht, ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar, veçanërisht në repartin e sulmit, por rruga që po ndjekim është ajo e duhura në mënyrë që të kthehemi atje ku na takon, në vendet e para të renditjes.

Related posts

“JO VETËM GOLA”/ Shokuese, abuzohen SEKSUALISHT futbollistet nga TRAJNERËT dhe drejtuesit

Isa.Autor

RENDITJA E FIFA-S/ Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë në vend. Ja klasifikimi i kombëtareve

Delo.autor

Femrat nuk dinë të luajnë futboll? Shihni kryeveprën që vjen nga futbollistja shqiptare

Sadik.Autor

Leave a Comment