Futboll Seria A Sport

GATUSSO BËN REVOLUCION NË FORMACION/ “Pistoleta” Piatek është gati, kërkohet “barut” nga krahët

Një udhëkryq i rrezikshëm është ai në të cilin ka mbetur aktualisht Milani dhe nga i cili do të kërkojë të dalë pa pësuar dëme, duke parë se nga njëra anë rreziqet për zonën Champions në kampionat janë bërë shumë të mëdha, duke ndarë “poltronën” e vendit të katërt me Atalantën, por nga ana tjetër është edhe një Kupë Italie që duket një detyrim për “Djallin”, për të rikthyer një trofe pas disa vitesh në “San Siro”.

Xhenaro Gatuzo gjithsesi kërkon t’i marrë ndeshjet me radhë dhe pas barazimit pa gola në gjysmëfinalen e vajtjes në “Olimpiko”, sot ndaj Lacios do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin në “San Siro” dhe biletën për finalen e turneut. Për këtë duel, trajneri kuqezi ka vendosur që të revolucionojë anën taktike, duke kaluar nga 4-3-3 i preferuar te një 3- 4-3 me Kaldarën nga minuta e parë në prapavijë, përkrah Muzakios dhe Romanjolit, por më shumë sesa kjo, Gatuzo e di mirë se çelësi i fitores me Lacion është shpejtësia, saktësia dhe shërbimet në drejtim të sulmit që duhet të vijnë nga anësorët ofensivë. Milani ka luksin që të ketë në skuadër një bomber vdekjeprurës, Kristof Piontek, një sulmues që i ka gjithmonë gati “pistoletat” e tij për t’i shkrepur në rastin e parë që i paraqitet, por dy muajt e fundit, konkretisht që nga ndeshja e vajtjes me Lacion dhe gjatë kampionatit, ai i ka nxjerrë nga këllëfi vetëm 3 herë në 9 takime, shumë pak  për një lojtar që golin e ka të nevojshëm si oksigjeni.

gggg

Madje, Milani më shumë se Piontek, ka nevojë për golat e 23-vjeçarit, për më shumë golashënuesi më i mirë i Kupës së Italisë me 8 gola (6 me Xhenoan dhe 2 me kuqezinjtë), nëse kërkon të arrijë në zonën Champions dhe të kapë finalen e Kupës. Por ajo që ka munguar në dy muajt e fundit që Piontek të shkrepë “pistoletat” e tij, ka qenë baruti që duhet të vijë nga krahët. Polaku është shërbyer shumë pak nga Suso dhe Çalhanoglu që kanë luajtur më shumë se kushdo tjetër përkrah Piontekut, por edhe kur ka qenë radha e Kastijehos e Borinit, sërish “baruti” ka munguar, por nëse duan që të kualifikohen me Lacion, “furnitorët” që Xhenaro Gatuzo duhet të zgjedhë, duhet ta bëjnë siç duhet punën e tyre. Fundja, Suso, Çalhanoglu, Kastijeho e Borini, jo vetëm që e kanë shërbyer pak bomberin e ekipit, por në të njëjtën kohë e kanë gjetur portën shumë pak. Që të katërt numërojnë vetëm 11 gola, por nëse duan që t’i japin një ndihmë Milanit për të arritur në finalen e Kupës dhe në zonën Champions, nga sot duhet të ndryshojnë ritëm.

Related posts

Merkatoja e Juventusit, Morata në Torino: Të kthehem? Le të shohim…

Sadik.Autor

Kategorisë Superiore/ Golin më të bukur e shënon futbollisti që nuk do luaj më në…

Isa.Autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN POLAK/ Mesfushori shqiptar shënon dy super gola në tre minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment