Futboll Sport

PARA PËRBALLJES ME SHQIPËRINË/ Anglia dënohet me një ndeshje pa tifozë, por…

Anglia është urdhëruar të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndëshkim për trazirat në stadiumin Wembley gjatë finales së Euro 2020. Trupi drejtues i futbollit evropian tha se mori masa për “mungesën e rendit dhe disiplinës brenda dhe rreth stadiumit” për ndeshjen me Italinë.

Por kjo ndeshje pa tifozë nuk do të jetë ajo mes Anglisë dhe Shqipërisë që luhet në muajin nëntor për kualifikueset e Botërorit. Vendimet e UEFA-s për çështje të tilla nuk kanë efekt mbi kompeticionet e FIFA-s. Kështu, Anglia do të shlyejë dënimin e saj me shumë mundësi në ndeshjen e parë si pritëse në fazën në grupe në Ligën e Kombeve, që do të luhet në qershor 2022.

“Edhe pse jemi të zhgënjyer me vendimin, ne e pranojmë dënimin,” shkruan në njoftimin e vete Federata Angleze. “Ne dënojmë sjelljen e tmerrshme të individëve që shkaktuan skenat e turpshme rreth stadiumit Ëembley në finalen e Euro 2020, dhe na vjen shumë keq që disa prej tyre arritën të hyjnë në stadium.

Ne jemi të vendosur që kjo nuk mund të përsëritet, kështu që ne kemi porositur një hetim të pavarur, të udhëhequr nga Baronesha Kejsi, për të raportuar mbi rrethanat e përfshira.

Ne vazhdojmë të punojmë me autoritetet përkatëse në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndërmarrë veprime kundër përgjegjësve dhe për t’i mbajtur larg stadiumeve fajtorët” – përfundon deklarata e FA.

Related posts

Rinovimi i kontratës, Ze Maria dhe Refik Halili vendosin gjithçka sot

Sadik.Autor

ANGERS HUMBI ME GOLEADË NDAJ PSG/ Kërkesa e trajnerit për Neymar bën xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

“KËSHTU NUK MUND TA FITOJMË CHAMPIONSIN”/ Pique: Duhet të punojmë për të qenë favoritë, por…

Delo.autor

Leave a Comment