Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

HIDHET SHORTI I “KUPËS SË SHQIPËRISË”/ Ja kush janë dy çiftet gjysmëfinaliste

U hodh ditën e sotme në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit,  shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Edhe njëherë tjetër goglat kanë sjellë përballje interesante, duke rezervuar një “finale” të parakohshme mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët e Ernest Gjokës do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.

Shorti është treguar bujar për Tiranën. Skuadra bardheblu ka “peshkuar” Luftëtarin. Si për ironi të fatit këto 2 skuadra kanë një llogari të hapur në kampionat, pasi janë duke luftuar për mbijetesë.

Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill dhe një nga arsyet se përse federata mbajti pezull për një kohë relativisht të gjatë hedhjen e shortit, ishte edhe mundësia e zvogëlimit të aleancave. Ndërkohë që në 8 maj luhen ndeshjen e kthimit. Finalja e madhe pritet të zhvillohet datën 2 qershor. Kujtojmë se fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës.

PËRBALLJET: 

KUKËSI-SKËNDERBEU

LUFTËTARI-TIRANA

Related posts

KAMPIONË PA KONTRATA/ Vera e çuditshme e Chiellinit dhe “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer synon një vend në gjysmëfinalen e “FA Cup” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PUBLIKOI VIDEON DUKE U MASTURBUAR/ Rusia merr vendimin drastik për kapitenin e kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment