Futboll Seria A Sport

PO VUAN TEK MILANI KËTË SEZON/ Ylli sulmit kërkohet nga klubi gjigand i Europës…

Jesús Joaquín Fernández Sáenz de la Torre, shkurt Suso. Ky është sulmuesi i Milanit që këtë sezon ka ndeshur vështirësi të japë kontributin e tij në lojën e kuqezinjve, pavarësisht besimit që i ka dhënë trajneri Gennaro Gattuso.

Sulmuesi i majtë shkëlqeu sezonin e shkuar, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha në Europë. Ndërkohë që këtë vit ka pasur probleme, i ndikuar edhe nga dëmtimet, duke mos qenë në formën e tij më të mirë, duke luajtur në 29 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm 5 gola.

Tek Milan, 25-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë, por projekti i paqartë për sezonin e ardhshëm ka bërë që ai të shikohet si një mundësi e mirë për të arkëtuar të ardhura.

Për këtë, media spanjolle “Fischajes.net” ka bërë me dije se Atletico Madrid po e shqyrton me kujdes situatën e tij dhe trajneri Diego Simeome e pëlqen shumë lojtarin spanjoll, Për të cilin do e konkretizojnë interesin shumë shpejt me një takim me drejtuesit e “Djallit” dhe përfaqësuesin e lojtarit.

Për Suso prej kohësh interes ka edhe Manchester United dhe me afrimin e merkatos në klubin kuqezi pritet që të mbërrijë një ofertë zyrtare nga të dy këta skuadra.

Related posts

(VIDEO) Manchester City ‘shpartallon’ Tottenhamin, thellohet rekordi në Premier League

Q.Autor

Ronaldo merr prej dore Real Madridin, dopjeta e tij thyen Eibar

Q.Autor

PO SHIJON PUSHIMET SË BASHKU ME FAMILJEN/ Xavi i mëson fëmijëve të tij himnin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment