Futboll Sport

ISCO I BINDUR/ Ja çfarë vendos për të ardhmen

Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Iscon, i cili e gjeti veten në stol për shumicën e ndeshjeve me Santiago Solarin. Mirëpo, 26-vjeçari dëshiron të vazhdojë në Real Madrid.

Kontrata e mesfushorit me Real Madridit është e vlefshme deri në vitin 2022, me një klauzolë për shkëputjen e kontratës në vlerë prej 700 milionë eurosh. Ai nuk pranon të ketë dyshime për të ardhmen e tij: dëshiron vetëm të luajë në Santiago Bernabeu.

Ajo që mbetet të shihet është sesi e vlerëson Iscon trajneri Zinedine Zidane, i cili synon t’i largojë shumë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. Isco dëshiron të mbetet në Real Madrid, mirëpo qëndrimi i klubit nuk është ende i qartë.

Afati kalimtar i verës është i gjatë dhe tani jemi ende në pranverë, por Isco nuk është njëri ndër ata futbollistë të cilët mund t’ua ndryshojnë lehtësisht njerëzve të tjerë mendimin për ta.

Kur Isco e rinovoi kontratën e tij, ai ishte i vetëdijshëm që mund të largohet nga klubi, mirëpo vendosi të qëndrojë. Kjo mbetet ende dëshira e spanjollit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Në kushte karantine, Ramos i sfidon të gjithë me formacionin e fëmijëve në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Ditë prezantimesh tek Tirana, “bardheblutë” gati firmën me Majkëll Ngoo dhe…

Delo.autor

NGA GJYQI I “CAS” TEK MUNGESA NDAJ POLONISË/ Mbrojtësi Bajrami: Mezi pres të vesh fanellën e Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment