Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dybala i thotë “PO” Manchester United, por ka një kërkesë…

Ylli i Juventus, Paulo Dybala prej kohësh është lidhur me një kalim të mundshëm tek skuadra e Manchester United.

Sulmuesi argjentinas nuk është në planet e trajnerit, Maurizio Sarri, pasi “Zonja e Vjetër” prej kohësh po kërkon të marrë shërbimet e Romelu Lukakut që mund të përdoret edhe si një ofertë shkëmbimi.

Raportime nga tabloidi britanik ‘The Sun’ bëjnë me dije se vëllai i Dybalasë është takuar me përfaqësues të Man United duke diskutuar detajet e marrëveshjes.

25-vjeçari është i gatshëm të kalojë në “Old Trafford” vetëm nëse merr një rrogë 175 mijë sterlina në javë, pagë afërsisht e njëjtë me atë të Romelu Lukakut.

Dybala nuk kaloi një sezon të mirë pasi me fanellën e Juventusi arriti të shënonte 10 gola në 42 paraqitje.

Related posts

Zyrtare/ Lojtari i Milanit transferohet te Boca Juniors

Q.Autor

Wenger, i sinqertë për Sanchez: Edhe Manchester City hoqi dorë…

Q.Autor

Spaleti: Interi në borxh me tifozët, Ikardi i karikuar

Isa.Autor

Leave a Comment