Futboll Sport

Juventus merr lajmin e keq para duelit kundër Ajaxit në Champions, nuk luan…

Ditën e mërkurë Juventusi do të luajë në transfertë kundër Ajaxit por infermieria ka dhënë një lajm të keq për skuadrën që drejtohet nga Allegri.

‘Zonja e Vjetër’ me shumë gjasë nuk do të llogarisë shërbimet e mbrojtësit Giorgio Chiellini, pasi ky i fundit ka pësuar dëmtim në stërvitje, shkruan “Gazetta dello Sport”, shkruan SYRI.net.

Gazeta italiane ka bërë me dije se mbrojtësi italian është në dilemë të madhe ndërsa raportohet se ka kryer stërvitje i diferencuar nga shokët e skuadrës.

Daniele Rugani do ta zëvendësojë mbrojtësin italian pasi edhe dyshja Martin Caceres – Andrea Barzagli vuajnë nga dëmtimet.

Lajmet e këqija për Allegrin nuk përfundojnë këtu pasi Emre Can dhe Douglas Costa janë gjithashtu në dyshim për shkak se nuk ndihen mirë fizikisht, ndërsa pritet të rikthehet Cristiano Ronaldo.

Chiellini nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga dëmtimi dhe me shumë mundësi i është përsëritur i njëjti problem.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Nuk tërhiqem nga garat në fund të këtij sezoni

Delo.autor

STATISTIKAT POZITIVE/ Vllaznia, 5 ndeshje pa humbje me kampionët

F.autor

MIQËSORE/ PSG-ja dështon në testin e parë sezonal, barazon me skuadrën e kategorisë së tretë

Delo.autor

Leave a Comment