Futboll Sport

PAS KËSAJ DEKLARATE/ Mbappe është akoma edhe më pranë Realit

Kylian Mbappe nuk ka kursyer elozhet për Zinedine Zidane duke shtuar akoma edhe më shumë zërat për një transfertë të mundshme drejt Real Madridit.

Futbollisti i PSG-së ka folur për “France Football” ku ka rrëfyer eksperiencën pas takimit me Pelen.

“I vetmi njeri që më impresionon aq shumë sa Pele është Zizu”, tha fillimisht ai.Më pas Mbappe foli për Pelen, duke shprehur lumturinë që kishte ndarë kohën me një ndër futbollistët më të mirë në histori.

“Isha para një monumenti, ndihesha shumë i vogël, sikur të ishte një mal, pa një plan për t’u ngjitur në majë. Edhe kur nuk ke çfarë të thuash, shfrytëzo momentin për ta parë atë”, përfundoi ai.

Related posts

LIVE/ Kosta Rika barazon gjithçka në frymën e fundit përballë Zvicrës që kalon në fazën e 1/16

Isa.Autor

SKANDALI NË SERIE A/ Në hetim 5 persona, Interi nuk është i përfshirë

F.autor

TIRANËS NUK I PËLQEN FUSHA E KAMZËS/ Kryendeshja me Teutën spostohet në qytetin liqenor

Delo.autor

Leave a Comment