Futboll Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Ja ku pritet të firmosë trajneri Conte

Antonio Konte është gati që të rikthehet në “pistë” dhe presingu ndaj ish-trajnerit të Çelsit e Juventusit sa vjen e bëhet më i madh. Siç e nënvizoi vetë “Gjenerali i hekurt” në një intervistë të fundit për “TuttoSport”, ai konfirmoi se po vlerëson ofertat dhe në muajin qershor do të bëjë të njohur edhe skuadrën e tij të re. Ndonëse në korridoret e merkatos europiane përflitet për një aventurë gjermane si një akord i mundshëm me Bajernin e Mynihut, të gjitha rrugët duket se e dërgojnë Konten te një rikthim në Serinë A, ku sigurisht që në krye të listës së pretendenteve qëndron Interi.

Sipas medias dhe informacioneve të mbledhura në muajt e fundit, zikaltrit duken skuadra e tij e ardhshme dhe një kontratë me “Suning” shihet të ketë 60 për qind shanse që të mbyllet me sukses. Sigurisht që një firmë e tillë do të bënte jo pak bujë në Serinë A, duke marrë parasysh jo vetëm vitet e kaluara si futbollist, por edhe karrierën si trajner i Juventusit për tri sezone, në të cilat solli po kaq tituj kampionë, ndonëse si profesionist, ai do ta pranonte Interin, duke lënë mënjanë të shkuarën e tij bardhezi. Por duke mbetur te “Zonja e Vjetër”, edhe një rikthim te Juventusi nuk është jashtë mundësive, sepse media angleze, aty ku Konte jeton ende sot e kësaj dite, ka folur për kontakte të rinisura mes presidentit Anjeli dhe 49-vjeçarit, nëse pas takimit të ditëve të ardhshme Masimiliano Alegri dhe numri një i klubit bardhezi nuk do të bien dakord mbi planin e rindërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Përqindja e një rikthimi të Kontes te Juventusi për momentin është vetëm 20 për qind. Por, kujdes nga Roma… Në kryeqytet kanë nisur lëvizje të mëdha dhe nga sezoni i ardhshëm kërkohet të hapet një cikël i ri, duke nisur nga drejtori sportiv, ku flitet emri i Petrakit të Torinos dhe pikërisht ky i fundit, duke përfituar nga miqësia e fortë me Konten, u ka garantuar verdhekuqve se mund ta bindë trajnerin që të ulet në stolin e Romës. Madje, presidenti Palota, vetëm për të marrë firmën e ishstrategut të Kombëtares së Italisë, i ka garantuar atij 9.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse si pagë. Shanset për një firmë me Romën për momentin shihen 15 për qind. Po Milani? Edhe kuqezinjtë nuk mbeten jashtë gare… Xhenaro Gatuzo duket i destinuar që të largohet në fund të sezonit, me ose pa Champions-in, por pikërisht kualifikimi në Europë është ai që mban peng bisedimet. Sigurisht që pa u renditur mes katër vendeve të para, Milani do ta kishte të vështirë që të përballonte pagën e Antonio Kontes, duke menduar se ka shumë huazime për të shlyer, si Piontek, Bakajoko, apo edhe të tjerë… Dhe për momentin, mundësia e një akordi mes “Djallit” dhe trajnerit italian shihet vetëm 5 për qind

Related posts

SHIFRAT E ÇMENDURA/ MONACO bën kërdinë në merkato dhe mbush arkat

Isa.Autor

DECO I RI/ Guardiola i mahnitur nga talenti portugez, do ta blejë në janar

Isa.Autor

Zyrtare/ Palermo shkarkon trajnerin Bruno Tedio

Sadik.Autor

Leave a Comment