Futboll Premier League Sport

KËRKON TË HAKMERRET PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS/ Guardiola: Këta djem do të marrin atë…

Futbolli të merr dhe futbolli të jep. Vetëm pak ditë pas eliminimit dramatik nga Liga e Kampionëve, Mançester Siti dhe Pep Guardiola do të kërkojnë hakmarrje ndaj Totenhemit. Këtë herë, situata është ndryshe, luajnë për kampionat, ku “qytetarët” duan titullin kampion dhe Spërsat duan një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ajo e sotmja ndaj Totenhemit do të jetë një mundësi për Sitin për të vijuar luftën në kampionat, por edhe një lloj hakmarrjeje pas eliminimit nga “Spurs”-at në Champions. Pep Guardiola ka analizuar duelin, por duke marrë si shembull pikërisht sfidën e së mërkurës, e cila mund të jetë “benzina” për të besuarit e tij deri në fund të sezonit, madje edhe më tej. Ndeshja do të luhet sot, në orën 13:30.

Dukeni më i qetë. A do të ndikojë sfida e Championsit në kampionat?

Mendoni se vërtet nuk më vjen keq apo besoni se e kam harruar?! Asnjëra nga këto. Dua që lojtarët e mi të mos harrojnë asgjë nga ato që përjetojnë në fushën e lojës. Atyre u duhet të luajnë dhe shpesh diçka e tillë bëhet duke përfshirë edhe ndjesitë.

Nuk mendoni se skuadra mund të vuajë emocionalisht dhe kjo të reflektohet në fushë?

Ajo që përjetuam të mërkurën e kaluar në aspektin emocional, ishte e pabesueshme. Edhe nëse e konsiderojmë si pjesë të jetës, duhet ta quajmë veten me fat kur përjetojmë të tilla ndjesi. Më shumë se 65 mijë tifozë u entuziazmuan për disa sekondë, e më pas, në një çast të vetëm, gjithçka na u shkërmoq përpara syve dhe u shkatërrua emocionalisht.

Ju thatë të mërkurën se Siti njohu vlerën e vet, por humbët…

Është e pabesueshme se sa mirë luajtëm ndaj Totnehemi, por futbolli, madje edhe vetë jeta, është e tillë. Rëndësi ka qasja. Duhet luftuar gjithmonë dhe mënyra sesi ne reaguam pasi kaluam në disavantazh, ishte thjesht e jashtëzakonshme. Duhej të shënonim tri herë dhe ia dolëm.

fooo

Duhet të shënonit edhe një gol më shumë, apo jo?

E shënuam edhe golin e katërt, por na u anulua për një pozicion jashtë loje prej pak centimetrash. Na duhet të jetojmë me këto lloj situatash dhe t’i pranojmë. Nga brenda na dhemb shumë dhe për një kohë të gjatë do ta kemi në mendje atë ndeshje, por e rëndësishme është të mos shohim përpara dhe nga ajo përvojë të mësojmë të përparojmë.

Kjo e kampionatit mund të jetë një ndeshje për hakmarrje?

Ishte një mbrëmje e tmerrshme ajo ndaj Totenhemit, por ditën tjetër u zgjuam me dëshirën për të ecur përpara. Këta lojtarë kanë nesër (sot) një tjetër shans për të treguar veten dhe besoj se do ta shfrytëzojnë si duhet. E di që mund ta bëjnë diçka të tillë.

Kur?

Nuk e di nëse shanset për Champions do t’i kenë në sezonin tjetër apo edhe më vonë, pas tre ose katër vitesh. Ndoshta, një ditë do të jemi në të njëjtën rrethanë si të mërkurën dhe do të kemi më tepër fat apo do të jemi më të saktë për të arritur kualifikimin. Jam i bindur që këta djem do të marrin atë që meritojnë, herët a vonë…

Related posts

Real Madrid heq dorë nga Harry Kane për një arsye të çuditshme

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Apolonia në “Selman Stërmasi”. Rezultati 3-0

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja momenti kur Ronaldo provoi të shënonte ndaj Torinos nga mesi i fushës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment