Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-18/ “KuqeZitë” triumfojnë me fqinjët maqedonas, ja rezultati i miqësores

Shqipëria U-18 ka arritur të fitojë miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ky takim u zhvillua në stadiumin “Sopoti” të qytetit të Librazhdit.

Pas barazimit 2-2 të arritur dy ditë më parë, këtë herë djemtë e drejtuar nga Nevil Dede ia kanë dalë të triumfojnë ndaj fqinjëve.

Goli i shënuar nga Armelindo Mema i ka dhënë fitoren ekipi tonë kombëtar.

Kanë qenë dy ndeshje miqësore që kanë rezultuar pozitive për Kombëtaren e të rinjve, teksa janë provuar disa lojtarë, të cilët do t’i shërbejnë në të ardhmen skuadrës së 19-vjeçarëve.

Related posts

SKANDALI/ PSG dhe Man City do të paditen në BE, nëse UEFA s’i ndëshkon

Isa.Autor

(FOTO) Man Utd-Southampton, njihuni me notat e lojtarëve

Q.Autor

RIKTHEHEN KAMPIONATET/ Chelsea pret “djatë e kuq”. Mourinho drejt letrës së fundit, Lukaku shihet si shpëtimtari

Isa.Autor

Leave a Comment