Futboll Premier League Sport

KONFIRMON TRAJNERI NORVEGJEZ/ Solskjaer: Pas një dekade ky lojtar largohet nga “Djajtë e Kuq”

Antonio Valencia do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se për sezonin e ri i duhet të gjejë një kapiten të ri, ku pas një dekade Antonio Valencia do të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

“Do të shohim sezonin tjetër se kush do të jetë këtu, unë kam një numër të lojtarëve në kokën time që mund të bëhen kapiten”, ka deklaruar Solskjaer.

“Kemi pasur Antonio Valencian, por ai ka vendosu që të largohet, kemi pasur Ashley Young, kemi pasur Paul Pogba, kemi pasur David de Gea, Chris Smalling. Kemi lojtar që mund të jenë kapiten në fushë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që në vitin 2009 ekuadorian u transferua te Manchester United nga Wigan Athletic dhe në këto 10 vite qëndrim ka regjistruar 339 paraqitje.

Related posts

TRUPI MUSKULOZ I RONALDOS “TRONDIT” RRJETIN/ FOTO e fundit merr miliona LIKE nga ndjekësit

Delo.autor

PAS SHPALLJES SË INTER KAMPION TË SERIE A/ Andrea Agnelli: Të lumtur për ju. Ne do të kthehemi…

Delo.autor

LEVANTE-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon sërish në epërsi, shënon Bale me 11-metërsh

Delo.autor

Leave a Comment