Futboll Sport

STADIUMET SHQIPTARE SI “LUFTË”/ Tifozët godasin policinë dhe gjyqtarët (VIDEO)

Dhuna në Shqipëri është zhvendosur në Kategorinë e Parë.

Kryendeshja e ditës së sotme në Kavajë ndërmjet Besës dhe Bylisit ka degjeneruar në dhunë duke na sjell sërish pamje të turpshme.

Pas kartonit të kuq të mbrojtësit Danaj në minutën e 75-të për ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit Gudindo, tifozët vendas kanë reaguar ashpër nga tribuna duke goditur me një copë betoni arbitrin anësor Agaraj.

Menjëherë pas kësaj situate, u ndërprye ndeshja por një rrebesh gurësh e shishesh ka fluturuar drejt treshes së gjyqtarëve dhe futbollistëve të Bylisit.

Në fushë u futën edhe forcat e rendit por situata ishte e paprecedent ndërsa nga pamjet duket që për të ndalur gurët e tifozëve mendoi sulmuesi Albi Çekiçi i cili bëri gjestin e madh duke mbrojtur gjyqtarin e ndeshjes.

Para se të ndërpritej ndeshja, Bylis po fitonte në transfertë me rezultatin 0-1 me Antoni Bejin që shënoi golin e vetëm gjatë pjesës së parë.

Aktualisht, ballshiotët kryesojnë me tri pikë më shumë se Besa e vendit të dytë.

Related posts

ÇËSHTJA E VIZAVE/ Mësohet kur mund të zbarkojnë në kryeqytet dy lojtarët e Tiranës

Delo.autor

SHKELI KUNDËRSHTARIN QËLLIMISHT/ Tifozët e Newcastle dhe Tottenham sulmojnë Sissoko

Isa.Autor

“ARRATISJE E ARTË”/ Mancini bëhet sheik, 90 mln euro për 3 vite, La Gazzetta e nxjerr “zbuluar”

F.autor

Leave a Comment