Futboll Sport

KUSHTON 60 MILION EURO/ Interi gjen zëvendësuesin e Icardit

Ndonëse Marotta nuk e pranoi drejtpërdrejt, duket se e ardhmja e Mauro Icardit do të jetë larg Interit dhe sulmuesi argjentinas po bën gati valixhet për t’u larguar në verë.

Nga ana tjetër, drejtuesit zikaltër vijojnë punën për të gjetur një zëvendësues të denjë të tij dhe sipas “France Football”, në krye të listës ka kaluar Nicolas Pepe.

Image

Sulmuesi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, luan për skuadrën e Lille dhe po shkëlqen këtë sezon, teksa ka shënuar 32 gola, në 68 ndeshje me francezët.

Po sipas prestigjiozes franceze, zikaltrit janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, për të djegur konkurrencën dhe për të bindur sulmuesin të transferohet në Milano.

Related posts

BRIGHTON DORËZOHET PA KUSHTE/ City triumfon me “poker”, por Guardiola nuk feston: Janë dhe 5 finale

F.autor

STATISTIKAT/ Muaji letargjik i Ronaldos, por në të ardhmen pritet “shpërthimi”

Delo.autor

HUMBJA NË KUPËN E ITALISË/ Ja çfarë ndodh për herë të parë në karrierën e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment