Futboll Seria A Sport

LËSHOHEN “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Leonardo tenton të rrëmbejë yllin e Premier…

Merkatoja e Milanit do të jetë shumë aktive në verë dhe këtë e vërtetojnë më së miri rezultatet e fundit, të cilat rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë duket se kanë hedhur sytë nga mbrojtësi i Çelsit, Emerson Palmieri.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, kjo pistë është shumë e vështirë, por jo e pamundur duke marrë parasysh marrëdhëniet shumë të mira që ka Leonardo me lojtarët brazilianë.

Palmieri e njeh shumë mirë kampionatin italian, pasi më përpara ka luajtur me Romën. Palmieri mund të luajë shumë mirë dhe në krahun e majtë të mesfushës.

Deri tani janë siguruar Paketa e Soares dy lojtarë brazilianë dhe kërkohen Palmieri e Malkolm. Leonardo është shumë i tërhequr nga lojtarët e vendit të tij të origjinës.

Related posts

“JUVENTUS NUK ËSHTË PËR TITULL”/ Moggi: Mourinho? Nuk bën më për të qeshur

Delo.autor

“Shqiponjat” e Xhakës dhe Shaqirit çështje në politikën zvicerane: Jemi krenarë për…

Isa.Autor

Salah troket në dyert e historisë!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment