Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ PSG ofron 20 milionë euro në sezon për yllin e “Los Blancos”…

Tiago Silva tashmë në moshën 35-vjeçare në fund të sezonit mund të largohet drejt Kinës, për një kampionat më pak impenjativ dhe PSG-ja ka filluar të lëvizë duke dashur të bëjë një nga transferimet më të bujshme të verës.

Sipas “Don Balon”, skuadra pariziene është e gatshme të japë 20 milionë euro nëto në sezon, për Ramosin dhe ta bindë atë të shkojë në Francë.

Kapiteni i Realit momentalisht është duke përfituar 10 milionë euro në sezon dhe mund të tundohet nga kjo ofertë.

Nga ana tjetër nëse dëshira e spanjollit është të largohet, Reali nuk mund të bëjë më shumë se sa të pranojë ofertën e francezëve.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë lajm të bujshëm që vjen nga gadishulli iberik.

 

Related posts

E BUJSHME/ “Çmendet” skuadra angleze, Martial dhe Dembele në projektin e radhës

Isa.Autor

GJESTE TË PAHIJSHME/ Po bëhet virale, trajneri Low nuk heq dorë nga veset. kamerat e kapin duke… (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Handanovic: Varet nga kush kritikon dhe në cilën mënyrë e bën

Delo.autor

Leave a Comment