Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA GJERMANIA/ Juventusi arrin marrëveshjen me yllin e Bundesligas…

Një lajm bombë vjen nga Gjermania teksa mediat vendase atje bëjnë të ditur se Juventusi ka arritur akordin me yllin e Bayern Lverkusen, Julian Brandt.

Sipas prestigjiozes gjermane “SportBild”, Juventusi është gati të derdhë në arkat e Leverkusen plot 25 milion euro.

22-vjeçari shihet si e ardhmja e Kombëtares gjermane teksa deri më tani ka zhvilluar 24 ndeshje duke shënuar dhe 2 gola.

Ndërsa me Bayern Leverkusen ai ka debutuar në vitin 2014 ku deri tani ai ka zhvilluar 159 ndeshje, duke gjetur rrugën e rrjetës plot 31 herë në Bundesligë.

Related posts

ZBULON SEKRETIN NGA JETA E TIJ/ Tekniku gjerman tregon: Frikësoj gruan në mesnatë, pasi filloj…

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Detaje të reja nga aksidenti, për ku ishte nisur legjenda dhe vajza e tij

Delo.autor

E AKUZOJNË PËR SIMULIME/ NEYMAR ankohet se gjyqtarët janë të padrejtë ndaj tij

Isa.Autor

Leave a Comment