Boks MMA

PAS 4 VITESH NGA PËRPLASJA ME GARBRANDT/ Mcgegor i thur elozhe “ish-armikut”: Besnikërnë që ke treguar nuk…

Në vitin 2015, Conor McGregor e quajti ish-kampionin e peshës bantam T.J Dillashaw një “gjarpër që fshihet në bar” duke parashikuar se ai do të tradhtonte ekipin e atëhershëm Alpha Male.

Disa vite më vonë, Dillashaw dhe ekipi me bazë në Sakramento u ndanë keq, pasi ai vendosi të largohej bashkë me trajnerin e tij Dwayne Ludwig.

Gjatë asaj kohe McGregor me Uriah Faber ishin trajnerë kundërshtarë në The Ultimate Fighter dhe gjithçka ishte në rregull në Alpha Male, përfshi edhe marrëdhënien mes Dillashaw dhe Garbrandt, që më pas u ndeshën dy herë.

Madje “The Notorious” kishte një përplasje me Garbrandt. Katër vite më vonë, në momentin që po flasim, McGregor i ka thurur elozhe Garbrandt për guximin që tregoi kur luftoi për ekipin e tij.

“Respekt Cody! Besnikërnë që ke treguar për Urijah dhe ekipin tënd nuk do ta harroj kurrë!” shkruan irlandezi në Twitter. “Shijoje këtë moment dhe këto fitore të rikthyera. I pastër dhe i pamposhtur.”

Cody u përgjigj pak më vonë: “Besnikëri që e kuptojmë të dy, shpresoj të jesh mirë ti dhe familja jote.”

Komenti i McGregor erdhi pas Dillashaw është pezulluar për dy vite nga USADA për përdorimin e EPO, një hormon që nuk lejohet të përdoret nga luftëtarët e UFC.

Related posts

“I PATHYESHMI” TRIUMFON NË MALTË/ Ferit Keta mposht me “KO” rivalin Serb (FOTO)

Delo.autor

BEFASIOI TË GJITHË ME DORËHEQJEN NGA SPORT/ McGregor habit: Korigjoni rezultatin e fitores time ndaj Jose Aldo

Delo.autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Joshua si Balboa, vrap në rrugët e Londrës para duelit me Usyk

Delo.autor

Leave a Comment