Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja arsyeja pse Coutinho po luan keq tek Barcelona

Philipe Coutinho nuk po kalon një moment të mirë tek Barcelona. Braziliani, që konsiderohej zëvendësuesi ideal i Iniestës duket se ka humbur shkëlqimin që e karakterizonte.

Lidhur me këtë formë, sajti spanjolle, “ESPN” ka zbuluar një fakt shumë interesant.Sipas saj, arsyeja që Coutinho po luan keq është shtëpia e tij.

Rezidenca ku banon ylli i katalanasve ndodhet jashtë Barcelonës, në krahinën e Castelldefels. Në të kanë jetuar më parë dhe 3 ish-lojtarë të katalanasve, të cilët kanë patur të njëjtin fat. Cesc Fabregas, ia shiti shtëpinë në 2014 Thomas Vermalen, pasi spanjolli u transferua tek Chelsea. Ky i fundit vuajti një kalvar të gjatë dëmtimesh dhe në pak kohë ia shiti Andre Gomes.

Portugezi u ble nga Valencia për shifrën e 40 milionë eurove, por dështoi të shfaqte vlerat e tij. Rastësi ose jo këtë nuk mund ta themi, por një gjë është e sigurtë. 140 milionët e paguara vjet për ta “grabitur” nga Liverpool, Coutinho nuk po i justifikon.

Related posts

Francën e krahasojnë me Italinë e 2006, Toni: Ne ishim…ne

Isa.Autor

Sot e quajti më të mirin e të gjitha kohërave,ja si e cilësonte VIDALI më parë për MESSIN

Isa.Autor

MOTO GP/ Skandal, tifozët i bëjnë varrin Marc Marquez në Mugello

Sadik.Autor

Leave a Comment