Futboll Premier League Sport

I “SHKEL SYRIN” YLLIT SPANJOLL TË PREMIER/ Guardiola: Ai është një nga lojtarët që pëlqej…

Trajneri Pep Guardiola mund të rrëmbejë mesfushorin spanjoll Juan Mata me parametrin zero në fund të këtij sezoni (luan me Manchester United). Përgjatë një interviste, trajneri spanjoll i ka “shkelur syrin” 30-vjeçarit, duke thënë fjalë të mira për të. “Kam dashur ta sjell te Barcelona vite më parë, por ai shkoi te Chelsea. E dini arsyen përse nuk erdhi? Pasi una kisha shumë lojtarë në mesfushë në atë periudhë dhe s’kishte hapësira”, tha Guardiola.

“Kisha lohë që e vëzhgoja Mata, është një mesfushor i jashtëzakonshëm dhe i talentuar. E njoh mirë dhe është një nga lojtarët që pëlqej më shumë. Edhe në Premier League ka treguar se është një lojtar i madh”, tha Guardiola, që duket se synon të sjellë te Manchester City mesfushorin spanjoll. Kontrata e Mata skadon më 30 qershor dhe ai ende nuk ka rinovuar me Manchester United, ndërkohë që ka mjaft kërkesa në Spanjë dhe Premier League.

Related posts

Pas vendimit shokues të UEFA-s, ja çfarë sanksionesh priten të ndodhin te klubi i Milanit

Sadik.Autor

Prapaskena/ Barça ka kërkuar “Të Mrekullueshmin” e Serisë A para Coutinho-s

Q.Autor

“MË I MIRI NË HISTORI”/ Georgina Rodriguez tregon adhurimin për CR7: Nuk ka asnjë rival!

Delo.autor

Leave a Comment