Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Kukësi, Shpërthen festa në “Redi Maloku”. Braziliani Roxher vendos baraspeshën

Po luhet në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, sfida mes Kastriotit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Një përballje vendimtare për të 2-ja skuadrat që luftojnë për objektiva të kundërta.

Krutanët e Bledar Devollit renditen në vendin e parafundit me një diferencë 6 pikë nga Tirana e vendit të 8-të. Ndërkohë që kuksianët e Ramadan Ndreut mbajnë vendin e 2-të me 45 pikë, 9 më pak se Partizani kryesues. Një tjetër hap fals në kampionat do t’i detyronte verilindorët të hiqnin dorë përfundimisht nga objektivi titull.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Të krutanët rikthehet kapiteni Emiljano Çela, ndërkohë te Kukësi bie në sy aktivizimi i dyshes Rexhinaldo-Shkurtaj nga minuta e parë.

KASTRIOTI-KUKËSI 1-1

Roxher 63′ / Shkurtaj 34′

KOMENTI LIVE: 

63′ GOOOOL KASTRIOTI 1-1. Braziliani Roxher vendos baraspeshën. 

56′ Momente tensioni në “Redi Maloku”. Çyrbja përplaset me kapitenin Çela. Mesfushorit të Kukësit i heqin edhe fanellën. Gjyqtari Hamiti mjaftohet me vetëm kartonin e verdhë.

55′ Krutanët prentendojnë për 11-metërsh pas një dueli të Rrumbullaku-Ymeri, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.

48′ Kërcënim i parë i vërtetë në portën e Kukësit. Huesin lëshon një gjuajtje potente nga e djathta, por pozicional portieri Frashëri, që grushton, duke larguar rrezikun.

47′ Rrumbullaku provon me një harkim të rrezikshëm drejt zonës, kontrollon gjithçka portieri Çekrezi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

E PABESUESHME/ “Njeriu me një këpucë” fiton garën e Ligës së Diamantit (VIDEO)

Isa.Autor

TRAJNERI I RI I TIRANËS PARA MEDIAVE/ Mema: Nuk pyes presidentin për merkaton e klubit

Isa.Autor

NJIHET SI LOJTAR I GUXIMSHËM/ Ibrahimovic sulmon CR7: Ai flet për sfida, por janë…

Delo.autor

Leave a Comment