Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Teuta, Shkërmoqen durrsakët. Lushkja e Domgjoni shënojnë për kurbinasit

Laçi dhe Teuta janë duke luajtur sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, vijnë në këtë takim pas 4 barazimesh radhazi, teksa do të kërkojë rikthimin te fitorja.

Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, teksa Starova ka preferuar të hedhë në fushë një formacion me 5 sulmues, teksa ka reshtuar nga minuta e parë, Çokajn, Mane, Shtubinën, Okpotun dhe Xhixhën. Ndërkohë që në radhët e durrsakëve bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i Armando Vajushit.

LIVE| LAÇI-TEUTA 4-0
GOL: Oktopu 25′, Xhixha 32′, Lushkja 65′, Domgjoni 68′ / 

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

69’ Del edhe Malik Mane nga fusha, futet Fjoart Jonuzi.

68’ GOOOOOOL LAÇI 4-0/ Shënon sërish ekipi kurbinas. Është Domgjoni që gjen golin me kokë.

65’ GOOOOOOL LAÇI 3-0/ Hipotekon gjithçka skuadra e Starovës, me golin e Regi Lushkjes. Mbrojtja durrsake kapet në një moment pakujdesie, dhe Lushkja vjen nga pas, e shënon në portën e Hidit.

61’ Kryen ndërrim edhe Starova. Largohet autori i golit të parë, Okpotu. Në vendin e tij, David Domgjoni.

60’ Lëvizja e tretë e Shkëmbit. Në fushë, Lorenco Vila, largohet Uendi Vecaj.

59’ Okpotu shkëputet bukur nga edjathta, pason për te Xhixha në qendër, por nuk koordinohen si duhet lojtarët e Laçit.

55′ Teuta vrapon shumë e motivuar dhe preson në çdo cep të fushës. Presion për pak sa nuk çon në gabim Selmanin, i cili do të kishte bërë të njëtin gabim si Hidi.

53′ Kros në zonë, Progni tenton me kokë, por topi devijon në goditje këndi.  Teuta tenton me dy krosa të tjerë të njëpasnjëshëm, por mbrojtja e Laçit, largon rrezikun.

51′ Xhixha tenton të futet në zonë nga krahët, Bicaj i del përpara dhe ndal aksionin e Laçit.

48′ Laçi shumë i qetë, luan me topin dhe tetnton me pasime të shkurtra. Oktopu del ballë për ballë me Hidin, por ndalet pë pozicion jashtë loje.

46 ‘Futet Progni në lojë, del nga fusha Avdyli.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

VIDEO/ ‘Yjet’ e Milanit mesazh për shqiptarët, kjo është përshëndetja e tyre…

Q.Autor

Vendimi i FSHF-së, shtyhet java e 27 e Superligës

Sadik.Autor

I SKADON KONTRATA ME FREIBURG/ Mesfushori Abrashi gati të rikthehet tek skuadra ku shpërtheu si futbollist

Delo.autor

Leave a Comment