Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti – Kukësi, Starton pjesa e dytë. Skuadra e Devollit kërkon golin e barazimit (VIDEO)

Po luhet në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, sfida mes Kastriotit dhe Kukësit e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Një përballje vendimtare për të 2-ja skuadrat që luftojnë për objektiva të kundërta.

Krutanët e Bledar Devollit renditen në vendin e parafundit me një diferencë 6 pikë nga Tirana e vendit të 8-të. Ndërkohë që kuksianët e Ramadan Ndreut mbajnë vendin e 2-të me 45 pikë, 9 më pak se Partizani kryesues. Një tjetër hap fals në kampionat do t’i detyronte verilindorët të hiqnin dorë përfundimisht nga objektivi titull.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Të krutanët rikthehet kapiteni Emiljano Çela, ndërkohë te Kukësi bie në sy aktivizimi i dyshes Rexhinaldo-Shkurtaj nga minuta e parë.

KASTRIOTI-KUKËSI 0-1

Shkurtaj 34′

KOMENTI LIVE: 

51’ Krosim i lartë i Xhunior në zonë për Ymerin, por ky i fundit nuk ka saktësinë e duhur me kokë.

48′ Kërcënim i parë i vërtetë në portën e Kukësit. Huesin lëshon një gjuajtje potente nga e djathta, por pozicional portieri Frashëri, që grushton, duke larguar rrezikun.

47′ Rrumbullaku provon me një harkim të rrezikshëm drejt zonës, kontrollon gjithçka portieri Çekrezi.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

“KA QENË NJË BARCALETË/ Mbrojtësi Alba sulmon ashpër ish-Presidentin Baratomeu-n

Delo.autor

PO NDODH/ HIGUAIN po kryen testet mjekësore tek MILANI, tifozët në delir

Isa.Autor

SULMUESI 25-VJEÇAR NË TELASHE/ Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment