Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIUMFON TEUTA NË “NIKO DOVANA”/ Kallaku rikthehet vendimtar ndaj “Verilindorëve”

Teuta doli me një fitore 1-0 nga sfida e javës së gjashtë, të cilën e zhvilloi në shtëpi përballë Kukësit.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, pjesa e parë ishte e qetë, por rastet nuk munguan nga të dyja krahët. Lojtarët provonin të tundnin rrjetat, por duhet thënë që të dy portierët, Xhika dhe Frashëri u treguan në nivelin e duhur.

Në pjesën e dytë, ishin durrsakët që kishin më shumë iniciativë, dhe për ekipin e Duros gjithçka u bë më e vështirë, kur në minutën e 72-të, Maliqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe la të tijtë eme një lojtar më pak në fushë.

Skuadra e Shkëmbit rriti akoma më shumë dozën e sulmeve, dhe kuksianët u ndëshkuan në minutën e 84-t. Ata shkaktuan një penallti, dhe nga pika e bardhë ishte Sherif Kallaku ai që nuk gaboi përballë Xhikës

Në minutat e fundit, me të kuq u ndëshkua Todorovski në radhët e “djemve të detit”, por vendasit arritën të mbajnë fitoren. Në fund, Teuta mori 3 pikët, dhe tani e sheh veten në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 10 pikëve në vendin e katërt.

Related posts

“Ronaldo? Madridi po digjet, mos i hidhni benzinë zjarrit”

Q.Autor

MERR FUND DILEMA/ MARCELO te Juventus? Bardhezinjtë marrin përgjigjen epike (FOTO)

Isa.Autor

Zvicra na “degdis”, befason me vendimin për Shqipëri-Kosovë!

Sadik.Autor

Leave a Comment