Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Çela tenton me kokë. Topi mbi tranversën e portës së “demave”

Është duke u luajtur në këto momente sfida mes Kastriotit dhe Partizanit. Me qëllime të ndryshme, por me dëshirë të njëjtë për fitoren, skuadrat do të zbresin në “Redi Maloku”.

LIVE| KASTRIOTI-PARTIZANI 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:]

30′ Çela tenton me kokë pas goditjes së këndit, por topi shkon jashtë kuadratit.

29′ Mensah e merr topin mirë brenda zonës pas një pasimi të Malës, por arbitri e ndal lojë për ndërhyrje të parregullt.

27′ Taulant Marku ndëshkohet me karton të verdhë, pë faull ndaj Malës.

25′ Kalaja kroson nga goditja e këndit, por topi shkon direkt jashtë. Goditja e tretë nga këndi për Kastriotin.

24′ Lum Rexhepi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli në mesfushë.

20′ Partizani del bukur në sulm me anë te Mensah, ai pason te Bardhi, i cili gabon me krosimin e tij në shtyllën e dytë.

18′ Bardhi goditet në fytyrë nga Bojom, arbitri akordon faull në favor të Partizanit. Trashi kroson, por topi shkon në duart e Çekrezit.

17′ Partizani e merr veten dhe tenton të dalë në sulm. Skuadra e Gegës merr frerët e sfidës në dorë.

15’ Mundësi e mirë për Kastriotin me anë të Ymerajt i cili stopon me gjoks kromimin e Çelës, por gabon duke e çuar topin jashtë kuadratit.

13′ Hila shënon, por anësori e kap në pozicion jashtë loje. Anullohet goli.

11′ Vendasit qëndrojnë më shumë nga krahu i majtë. Partizani largon topat nga zona duke mos dalë dot në kundërsulmet e tij vrastare.

8′ Lojë e ashpër me shumë faulle në mesfushë, Kastrioti tenton të shtyjë përpara, por pa asnjë kërcënim deri më tani.

5′ Goditje këndi për Partizanin, Asani kroson largojnë krutanët.

3′ Kastrioti e nis me agresivitet sfidën duke fituar disa goditje dënimi në mesfushë.

1′ Starton sfida në “Redi Maloku”. Topin  e parë e shkelmon Partizani.

Related posts

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ Pulisic djeg mbrojtjen e “Qytetarëve” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Tevez dëmtohet duke luajtur futboll në burg

Sadik.Autor

PROJEKT I RI PËR STADIUMIN/ Ekipet e Milanos planifikojnë një “San Siro” ndryshe

Delo.autor

Leave a Comment