Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Devolli provon gjithçka. Krutanët të gjithë në sulm

Është duke u luajtur në këto momente sfida mes Kastriotit dhe Partizanit. Me qëllime të ndryshme, por me dëshirë të njëjtë për fitoren, skuadrat do të zbresin në “Redi Maloku”.

 

LIVE| KASTRIOTI-PARTIZANI 1-1

GOL: Shehu 58′ / Mensah 55′

Karton i Kuq: / Rexhepi 59′

 

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

79’ Zëvendësi i tretë i Gegës. Kristi Kote në fushë, largohet Dilaver Duka.

76’ Julian Shehu lëshon një goditje të fortë nga jashtë zone, por Hoxhës i duhet të shkojë në cepin e portës, për të shpëtuar golin e dytë.

74’ Mensah dëmtohet dhe nuk mund të vazhdojë më. Në vendin e tij, Kalari.

69’ Devolli bën ndërrimin e parë. Taulant Marku i lë vendin Jurgen Vatnikajt. Gjithashtu, edhe Pepa i hedhur në fushë nga trajneri, në vendin e Kalasë.

67’ Zëvendësimi i parë tek Partizani. Largohet nga fusha Jurgen Bardhi, futet Erald Çinari.

66’ Krosim i Roxher në zonën e Partizanit, goditje me kokë, por është Hoxha që e devijon për në goditje këndi.

59’ Tjetër goditje për Partizanin. Lum Rexhepi shkakton faull në mesfushë, dhe është i dyti i verdhë. Gjyqtari e nxjerr me karton të kuq, dhe Partizani me 10 lojtarë.

58’ GOOOOOOL KASTRIOTI 1-1/ Barazohen menjëherë shifrat. Shehu ndëshkon Partizanin, pas një topi të mbetur në zonë nga zhvillimet e një goditje këndi.

55’ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Fushë-Krujë. Asani hedh në zonë topin nga goditja e dënimit, dhe mbetet te këmbët e Mensah, i cili e çon në fundin e rrjetës.

54’ Tjetër nisje e shpejtë e Asanit, këtë herë është Shehu që e ndalon, por me faull.

53’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Asani mundohet të shërbejë për Bardhin, por mbrojtja krutane largon topin në goditje këndi.

52’ Trashi mundohet të kapë një top të lartë me kokë, por shkakton faull ndaj Ymerajt.

46’ Nis pjesa e dytë, me skuadrat siç e mbyllën pjesën e parë.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Tifozët e Uruguait zbukurojnë dhe ndriçojnë Rusinë

Sadik.Autor

BËRI SEZON TË SHKËLQYER ME AJAX/ Klubi merr vendimin për Erik Ten Hag

Delo.autor

DËSHPËRIM NË HUNGARI/ Shihni reagimet e mediave vëndase pas fitores së Shqipërisë në Budapest (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment