Futboll Sport

PËSOI 9 GOLA ME KOMBËTAREN/ Habit portieri i San Marinos, ja çfarë i bëjnë tifozët

Rusia shpartalloi 9-0 San Marinon të shtunën, një fitore e pritshme, duke ditur disnivelin mes dy ekipeve, sepse San Marino është kombëtare e përbërë nga futbollistë amatorë, që luajnë për qejf.

Në portë për San Marinon ishte Elia Benedettini, i vetmi futbollist profesionist, sepse është pjesë e Novaras në Serinë C italiane.

Ndonëse pësoi 9 gola, Benedettini kreu edhe shumë pritje dhe ishte si një ndeshje Rusi-Benedettini.

Paraqitja heroike e portierit preku shumë tifozë rusë, që i dërguan qindra mesazhe përgëzuese dhe mbështetëse portierit të pafat, i cili mbeti i shtangur pas ndeshjes, kur pa një mal me mesazhe në Instagram.

Për këtë arsye, Benedettini u dërgoi një mesazh falënderimi gjithë tifozëve rusë.

Related posts

NGA SFIDA ME NAPOLIN TEK CHAMPIONSI/ Spalletti: Kemi lënë shumë pikë rrugës, me rëndësi është…

Delo.autor

“AUTOCHTHONOUS”/ Legjenda Totti zemëron serbët me reagimin ndaj postimit të Dua Lipës

Delo.autor

Sadiku debuton me Levanten, trajneri e përzgjedh titullar për ndeshjen ndaj Betisit (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment